Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se zgjidhja më e favorshme për situatën aktuale politike do të ishte që Lëvizja Vetëvendosje t’ia lërë postin e presidentit opozitës.
Sipas tij, një veprim i tillë do të shmangte shkuarjen në zgjedhje të reja, të cilat mund të kenë pasoja si për partinë në pushtet ashtu edhe për vendin në tërësi.
“Në interes të Vetëvendosjes është që postin e presidentit t’ia lërë opozitës, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet, ku mund të pësojë edhe Vetëvendosje, ndërsa vendi të humbasë miliona euro,” ka deklaruar Spahiu.
Ai ka paralajmëruar se, në të kundërtën, vendi mund të përballet me bllokada të reja institucionale.
“Përndryshe, mund të shkojmë në ngërçe të mëtejshme, ose Vetëvendosje do të detyrohet të bëjë kompromise, duke e dhënë postin e presidentit gjithsesi, por atëherë mund të duhet të japë edhe gjysmën e qeverisë,” është shprehur ai.






