-5 C
New York
Thursday, February 5, 2026

Buy now

Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

- Advertisement -

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka folur lidhur me situatën e krijuar rreth mosshpalljes së rezultateve të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe ankesës së parashtruar nga kjo parti në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e cila është pranuar.

Spahiu ka theksuar se shpesh deputetët nuk janë të vetëdijshëm për vendimet që marrin dhe ligjet që votojnë, duke shtuar se rregullorja aktuale është miratuar pikërisht nga ata që sot po e kundërshtojnë.

“Unë shpesh mendoj se deputetët e vendit tonë nuk e dinë fare se çfarë votojnë. Edhe në rastin e vendimit për Listën Serbe, janë po ata deputetë që e kanë votuar këtë ligj dhe sot dalin kundër tij”, ka deklaruar Spahiu në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka përmendur edhe çështjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, duke thënë se Kushtetuesja nuk ka pranuar që Nenad Rashiq të jetë në këtë pozitë, pasi sipas rregullores, ajo duhet t’i takojë një përfaqësuesi nga Lista Serbe.

“Këtë rregullore e kanë nënshkruar vetë deputetët dhe tani dalin e thonë se nuk e kanë ditur se çfarë kanë votuar. Në fund prapë rezulton se kjo rregullore është miratuar nga ta”, ka shtuar ai.

Spahiu ka kritikuar ashpër nivelin e përgjegjësisë së deputetëve, duke theksuar se paga e tyre është e lartë dhe kërkon vendimmarrje të menduar mirë.

“Një deputet paguhet më shumë se një polic, profesor apo arsimtar. Për këtë arsye, ai duhet të mendojë mirë para se të votojë një vendim. Nuk mund të thuash më pas ‘nuk e kam ditur pse e kam votuar’”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, vendi nuk pritet të përballet me një bllokadë të re dhe deputetët duhet të respektojnë rregulloren që vetë e kanë miratuar.

“Nuk ma merr mendja që na pret një bllokadë e re. Deputetët duhet ta votojnë atë që e propozon Lista Serbe dhe të ecim përpara. Kur një rregullore e ke nënshkruar me dorën tënde, nuk ka arsye për ta bllokuar procesin”, ka përfunduar Spahiu.

Të ngjashme

Të fundit