2.9 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Spahihu: Veprim i gabuar shkuarja në zgjedhje për president

- Advertisement -

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili ka fituar në zgjedhjet e 28 dhjetorit me mbi 50% të votave do të bënte gabim nëse e dërgon vendin në zgjedhje për shkak të zgjedhjes së presidentit.

Ai deklaratën e Kurtit i cili tha se ka gjasa reale që vendi të shkojë në zgjedhje në vitin 2026, nëse nuk zgjidhet presidenti, ka thënë se kjo është një përpjekje për t’i kërcënuar partitë tjera.

“Përpiqet me i kërcënuar partitë tjera më këtë rezultat, por një njeri me mend në kry nuk i hin atij rreziku duke i pasur 51% të votave të fituara. Kur i ke punët mirë me lyp edhe më mirë të vret Zoti. Nuk është një punë me mend nëse do ta bënte këtë, thjeshtë do duhej ta gjej një personalitet i cili do të marrë votat e opozitës tek e fundit kur t’i kesh 51% për ty nuk është e rëndësishme kush është president”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit