Sot (e mërkurë) zyrtarisht ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.
Për dallim nga fushatat e rregullta, kjo fushatë do të jetë 12-ditore, ku partitë politike do t’i prezantojnë programet e tyre qeverisëse.
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116, PDK-ja me numrin 130, LDK-ja me numrin 123, AAK-ja me numrin 129 dhe Nisma Socialdemokrate me numrin 122.
Kosova shkon në zgjedhje për shkak të pamundësisë së formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ku Vetëvendosje si parti fituese nuk kishte arritur ta krijonte qeverinë as pa dy tentimeve.






