E shtuna sjell super derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet në kuadër të javës së dytë të Prince Caffe Superligës.
Rivalët e vjetër të basketbollit të Kosovës do të përballen në një tjetër sfidë interesante, dhe ku të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë radhazi në elitë, pasi e nisën kampionatin me fitore, duke mundur Istogun, përkatësisht Proton Cable Prizrenin.
Së fundi u takuan në gjysmëfinale të Superkupës, ku fituan mitrovicasit, ndërkohë që të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.
Java e dytë hapet me takimin mes Bashkimit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit e kanë nisur kampionatin me fitore, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim, derisa kuqezinjtë pësuan nga Peja.