19 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së pestë të Superligës

- Advertisement -

Sot rikthehet futbolli i Superligës së Kosovës me ndeshjet e javës së pestë, duke ofruar sfida të forta dhe emocionuese për tifozët në të gjithë vendin.

Vëmendja kryesore këtë javë bie mbi përballjen mes Ferizajit dhe Gjilanit, e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Ferizajit, me fillim nga ora 15:00.

Të dy skuadrat vijnë me synime të qarta për fitoren, duke e bërë këtë takim një nga më të priturit e javës.

Gjilani, do të kërkojë fitoren për t’u ngjitur me naltë në klasifikim kurse edhe Ferizaji do të tentojë të marrë tre pikët për t’u ngritur edhe më lartë në klasifikim.

Një tjetër përballje interesante zhvillohet në Podujevë, ku Llapi do të presë Ballkanin. Ky takim pritet të jetë shumë i luftuar, pasi të dy ekipet synojnë të marrin një rezultat pozitiv.

Llapi, që po vuan për rezultate, do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e stadiumit të vet për të fituar, ndërsa Ballkani, një nga pretendentët kryesorë për titull, synon të mbajë ritmin me rivalët direkt.

Gjithashtu, një ndeshje tjetër me interes zhvillohet në Gjilan, ku Drita do të jetë nikoqire e Prishtinës së Re. Ky takim konsiderohet një sfidë e balancuar, me të dy skuadrat që kërkojnë pikë të rëndësishme për të qëndruar të përfshira në garën për vendet e para të Superligës.

Kujtojmë se jemi në xhiron e pestë dhe ende Drita nuk e ka siguruar fitoren e parë në këtë sezon. Mos fitorja do t’i tunte karrigën e Zekirja Ramadanit pasi që Drita tashmë ka nevojë për rezultate.

Ndeshje të tjera që do të zhvillohen këtë javë janë edhe ndeshjet mes: Malisheva – Prishtina dhe Drenica – Dukagjini.

Të gjitha ndeshjet e javës së pestë do të fillojnë nga ora 15:00.

Të ngjashme

Të fundit