Sot do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
32 skuadra do të ndahen në 8 grupe me nga 4 skuadra, në sezonin e ri që do të nisë në muajin shtator.
Në short, i cili do të hidhet nga ora 18:00 në Stamboll të Turqisë, gjenden 4 vazo me nga 8 klube, varësisht prej sukseseve dhe ligave të tyre.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/CHL-600x600.jpg)
Në këtë fazë nuk lejohet që në të njëjtin grup të përfundojnë dy ekipe të të njëjtit shtet.
Dy ekipet e para do të përfundojnë në të tetën e finales, kurse vendet e treta do t’i vazhdojnë garat në Ligën e Evropës.
Siç dihet, fitues aktual i Ligës së Kampionëve është Real Madridi, i cili në finale e kishte mposhtur Liverpoolin, 1:0.