19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Sot varroset i riu që humbi jetën në aksidentin në Terstenik të Drenasit

- Advertisement -

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të enjten në fshatin Terstenik të komunës së Drenasit, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:07 dhe ka përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës, një mashkull kosovar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është  i riu Aldion Hajdin Mulaj.

Familja e të ndjerit ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, e premte, më 18 prill, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Mulaj në fshatin Tërstenik.

Njoftimi i familjes Mulaj:

Të nderuar familjar dhe miq,
Në vijim të njoftimit të mëhershëm, ju informojmë se ceremonia e varrimit të të ndjerit, Aldion Hajdin Mulaj, do të bëhet sot, e premte, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Mulaj, fshati Tërstenik.

Me pikëllim të thellë,
Familja Mulaj

Të ngjashme

Të fundit