Sot do të bëhet varrimi i të ndjerit Fatlum Gashu, i cili humbi jetën pas plagëve në një aksident rrugor që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Llapushnik, ku ditë mē parē i vdiqen edhe prindërit.
Njoftimi:
Njoftojmë shokë, miq dhe farefis se varrimi i të ndjerit Fatlum Shemsi Gashi do të bëhet sot, në ora 18:00, në Varrezat e Mëdha, në rrugën Milazim Gashi në Llapushnik.
Gjithashtu njoftojmë se, për shkak se familja tashmë ka mbajtur të pame për tri ditë me rastin e ndarjes nga jeta të prindërve të Fatlumit, nuk do të ketë të pame tjetër, por gjithçka do të përfundojë me ceremoninë lamtumirëse të sotme.
I qoftë i lehtë dheu Fatlumit, ndërsa familja gjetë forcën për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
E pikëlluar,
Familja dhe gjithë farefisi