11.9 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Sot varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

- Advertisement -

Sot varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se nga ora 09:00-12:00 do të bëhen homazhe pranë arkivolit në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Në ora 12:00 do të mbahet mbledhje komemorative.

Në ora 15:00 mbahet ceremonia e varrimi i të ndjerit.

Haxhi Thaçi do të prehet në varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Lajmin e kanë bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur indinjatën dhe revoltën ndaj këtij vendimi.

Të ngjashme

Të fundit