Sot do të jepet lamtumira edhe Shefqet Veselajt, nga fshati Gllarevë i Klinës i cili vdiq si pasojë e një aksidenti në fshatin Përqevë të kësaj komune.
Ngjarja tragjike ka ndodhur dje, teksa u aksidentuan një veturë dhe një kombibus.
Veselaj mbeti i ngujuar, kurse dy automjetet u përfshijnë nga zjarri.
Mediat lokale bëjnë të ditur se varrimi i 60 vjeçarit do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Gllarevë
Ceremonia e varrimit do të bëhet nga ora 17:00.