20.3 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Sot tentimi i 49 për konstituimin e Kuvendit

- Advertisement -

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot (e shtunë)  në orën 11:00 për konstituimin e legjislaturës së nëntë parlamentare.

Vazhdimi i seancës së 15 prillit shënon përpjekjen e 49 për konstituimin e Kuvendit.

Deputetët edhe sot shkojnë në Kuvend pa marrëveshje për konstituimin e Kuvendit edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.  Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar në Komisionin për votimin në mënyrë të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit, e cila ka dështuar disa herë që t’i merr 61 vota të cilat janë të domosdoshme.

Në këtë aspekt, ish-partitë opozitare janë duke kërkuar që zgjedhja e kryetarit të bëhet në mënyrë të hapur.

Për sot është paralajmëruar  një takim i mundshëm në mes të Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit.

Po ashtu, presidentja Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese javën e ardhshme nëse nuk konstituohet Kuvendi edhe kësaj herë.

Të ngjashme

Të fundit