Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot (e shtunë) në orën 11:00 për konstituimin e legjislaturës së nëntë parlamentare.
Vazhdimi i seancës së 15 prillit shënon përpjekjen e 49 për konstituimin e Kuvendit.
Deputetët edhe sot shkojnë në Kuvend pa marrëveshje për konstituimin e Kuvendit edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar në Komisionin për votimin në mënyrë të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit, e cila ka dështuar disa herë që t’i merr 61 vota të cilat janë të domosdoshme.
Në këtë aspekt, ish-partitë opozitare janë duke kërkuar që zgjedhja e kryetarit të bëhet në mënyrë të hapur.
Për sot është paralajmëruar një takim i mundshëm në mes të Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit.
Po ashtu, presidentja Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese javën e ardhshme nëse nuk konstituohet Kuvendi edhe kësaj herë.