Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot (e mërkurë) për konstituimin e legjislaturës së nëntë parlamentare.
Vazhdimi i seancës së 15 prillit shënon përpjekjen e 44 për konstituimin e Kuvendit.
Deputetët edhe sot shkojnë në Kuvend pa marrëveshje për konstituimin e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar në Komisionin për votimin në mënyrë të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit, e cila ka dështuar disa herë që t’i merr 61 vota të cilat janë të domosdoshme.
Në këtë aspekt, ish-partitë opozitare janë duke kërkuar që zgjedhja e kryetarit të bëhet në mënyrë të hapur.
Deri më tani vetëm deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka dhënë sinjale se do ta votonte secilin kandidat për kryetarë të Kuvendit nga radhët e Vetëvendosje.