Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të qëndrojnë sot (e hënë) në Bruksel për t’i thënë po një marrëveshjeje të mbështetur nga Perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tashmë e kanë pranuar në parim një propozim evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por përfshinë përkushtimin e palëve për të mos penguar njëra tjetrën në proceset integruese, shkruan Scanner.
Mes frikës se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndërmjet palëve për të nxitur destabilizim në Ballkan për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shtuar thirrjet për marrëveshje dhe presin përparim në takimin e së hënës.
Takimet në Bruksel me ndërmjetësimin e Josep Borrellit dhe Mirosllav Lajçakut do të nisin në orën 15:00.
Mbetet të shihet nëse Kurti do ta pranojë propozimin franko-gjerman, i cili brenda ka edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin sa ishte në opozite e quante “Zajednicë” dhe pati kundërshtuar fuqishëm. /Scanner/