Home Ballina Sot takohen Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel, para vetës kanë deklaratën për të pagjeturit dhe Asociacionin

Sot takohen Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel, para vetës kanë deklaratën për të pagjeturit dhe Asociacionin

0
Sot takohen Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel, para vetës kanë deklaratën për të pagjeturit dhe Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të diskutojnë sot në Bruksel për deklaratën e të pagjeturve dhe për draftin e parë të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Takimi i sotëm me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian zhvillohet në kohën kur Kosova e ka akuzuar Serbinë se ka shkelur marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve të arritur gjatë këtij muaji.

Para këtij takimi, kryeministri Kurti ka thënë për mediumin kroat “Hina” se nuk e ka parë ende draftin e statutit të Asociacionit.

“Duke marrë parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë që më parë të ma paraqitnin në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që të përmbushet ajo që është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, ekzistenca e një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e pakicave. Por ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në Bosnjë-Hercegovinë. Nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me esencë shkatërruese që do të minonte shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka shprehur synimin për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, por siç ka thënë, jo duke i dhënë kompetenca ekzekutive komunitetit serb në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti si opozitar ka qenë kundër themelimit të çfarëdo Asociacioni të komunave me shumicë serbe. /Scanner/

Exit mobile version