Sot do të bëhet prezantimi i propozimit fitues për zhvillimin e Master planit të kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Sipas njoftimit, ngjarja do të mbahet nga ora 18:00.
Në ceremoni do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës dhe përfaqësuesi i familjes Jashari.
“Mbahet ceremonia e shpalosjes së propozimit fitues për zhvillimin e Master Planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të familjes Jashari.” – thuhet në njoftim.
Nacionale kishte raportuar në vazhdimësi për ecurinë e prokurimit të këtij projekti.