Të dielën pritet përmirësim i motit, por masat e freskëta ajrore mbesin ende prezente. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë rritje graduale edhe në viset kontinentale.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Reshjet e fundit që ranë kanë ndikuar pozitivisht në cilësinë e ajrit. Po ashtu kanë përmirësuar dukshëm kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike.