-10.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Sot seancë e jashtëzakonshme për Policinë, VV-ja sërish thërret konferencë për media

- Advertisement -

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media.

Kjo konferencë pritet të mbahet në ora 11:00.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca, ndërkaq njëra do të jetë e jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë për mbështetjen urgjente financiare ndaj Policisë së Kosovës.

Javën e kaluar kjo seancë u ndërpre pasi Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një konference për media kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancë.

Kuvendi po ashtu sot gjatë ditës do të mbajë një seancë tjetër, me 19 pika të rendit ditës.

Seanca e rregullt është paraparë të nisë në ora 13:00.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit