13.5 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

Sot seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, apo bëhet qeveria?

Sot në Kuvend do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare me rendin e vetëm të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Deputetët do të mblidhen në orën 10:00 për të votuar kabinetin qeveritar të mandatarit Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në rast të mos miratimit të qeverisë “Kurti 3”, presidentja e vendit do t’i jep mandatin një kandidati tjetër. Në rast se kjo dështon edhe për herë për dytë, atëherë Vjosa Osmani brenda 40 ditësh duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Vetëvendosje ka 48 deputetë, ndërsa përkrahje ka edhe nga të paktën shtatë deputetë të komuniteteve pakicë joserbe.

Kujtojmë se vendi është me qeveri në detyrë që nga shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet qendrore.

Mbetet të shihet se si do të vijojë!

Të ngjashme

Të fundit