10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sot radhën e ka mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, avokatët e Thaçit paraqesin fjalën hyrëse

- Advertisement -

Të hënën në Hagë ka nisur gjykimi i katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqin.

Në ditën e parë të këtij procesi gjyqësor, fjalën hyrëse e ka paraqitur Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Gjykatën Speciale. Për mbledhjen e provave, prokurorët e ZPS-së kanë thënë se kanë përdorur komunikata të UÇK-së, intervista televizive, dokumentarë, si dhe shënime personale, të gjetura në shtëpitë e disa prej të akuzuarve, raporton Gazeta Scanner.

Ndërsa  Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që i ngarkojnë me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, e që lidhen me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.

Pas fjalës hyrëse të ZPS-së, sot (e martë) do ta nisin ta paraqesin fjalën e tyre dhe avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Fillimisht në orën 9:30, fjalën hyrëse do ta paraqet mbrojtja e Thaçit, e cila pritet të zgjasë tri orë. /Gazeta Scanner/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit