1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Sot protesojnë sindikatat

- Advertisement -

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura te Kosovës sot të zhvillojë një protestë.

Kjo bëhet me kërkesë për rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Nisja bëhet nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë, nga ora 11:30.

Që protesta të mbahet sot, u vendos tre ditë më parë nga përfaqësuesit e federatave sindikale në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Njoftimi i plotë i tyre:

Në takim u caktua këshilli organizativ, i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës, e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare deri te sheshi ‘Skënderbe’, ku para ndërtesës së qeverisë, partnerit social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

  1. 100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përfshirë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike, deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme
  2. Përcaktimi i pagës minimale
  3. Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë
  4. Miratimi i Ligjit për Paga
  5. Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore
  6. Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse
  7. Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti
  8. Hartimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit