Procesi gjyqësor në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është duke shkuar drejt fundit.
Sot (e mërkurë) në orën 9:00 pritet të merret njëri prej vendimeve më të rëndësishme deri në këtë fazë në rastin e katërshes së UÇK-së.
Bëhet fjalë për mocionin e avokatëve për rrëzimin e disa prej akuzave ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ka vlerësuar se disa prej akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk janë vërtetuar as përtej dyshimit të bazuar, andaj kanë kërkuar hedhjen e tyre.
Se çfarë vendimi do të merr trupi gjykues mbetet të shihet.