Për të 30-n herë sot (e mërkurë) do të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen në përpjekjen për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky proces ka ngelur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. LV-ja si parti e parë e ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nga opozita nuk po përkrahet pasi po e konsiderojnë si “figurë përçarëse”.