16.5 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Sot përpjekja e 22-të për konstituimin e Kuvendit

- Advertisement -

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 22-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për të vazhdimin e 22 me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dielën ka dështuar përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sërish nuk u arrit të formohet komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nën drejtimin kryesuesit Avni Dehari, seanca nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, për të cilin votuan pro 53 deputetë, ndërsa 1 kundër dhe abstenime nuk pati.

Të ngjashme

Të fundit