23 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

Sot për të herë të 40-të do të tentohet të konstituohet Kuvendi

- Advertisement -

Deputetët do të mblidhen sot (e martë) në një përpjekje të re, të 40-ën me radhë për ta konstituuar Kuvendin. 

Tridhjetenëntë “përpjekje” për konstituimin e Kuvendit janë bërë të dielën, kur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu atë pasi propozimi i përsëritur për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit s’i mori votat e nevojshme.

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk u lejuan të flasin, ndërsa tentuan t’i thonë disa fjalë nga foltorja e Kuvendit.

Dehari kërkoi ndërprerjen e fjalës së tyre nga regjia dhe madje sigurimi.

Situata duket se nuk e ka ndryshuar as një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i shpallur të enjten pasdite, i cili i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Lëvizja Vetëvendosje po e hedh në votim çdo dy ditë një propozim për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk po i merr votat e nevojshme. PDK-ja ka argumentuar të mërkurën se ky akgjykim e përjashton votimin e fshehtë, por në LVV thonë se ai e lejon këtë mënyrë.

Përpjekja e partisë e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit për ta bërë votimin të fshehtë erdhi pasi Albulena Haxhiu, kandidatja e tyre për kryeparlamentare, dështoi në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Të ngjashme

Të fundit