Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë për 42-të në tentim për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Kjo seancë do të mbahet në orën 11:00.
Vazhdimi i kësaj seance vjen pas takimeve të presidentes Vjosa Osmani me liderët politikë që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Në bazë të deklaratave të liderëve, pas takimit me Osmanin, ata nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre as pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar që kryetari i Kuvendit, përkatësisht Albulena Haxhiu të votohet në mënyrë të fshehtë, ndërsa ish-partitë opozitare janë duke e kundërshtuar këtë formë të votimit.