22.7 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Sot për herë të 41-të do të tentohet të konstituohet Kuvendi

- Advertisement -

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë për 41-të në tentim për konstituimin e  legjislaturës së nëntë.

Kjo seancë do të mbahet në orën 11:00.

Vazhdimi i kësaj seance vjen një ditë pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me liderët politikë.

Në bazë të deklaratave të liderëve, pas takimit me Osmanin, ata nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre as pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar që kryetari i Kuvendit, përkatësisht Albulena Haxhiu të votohet në mënyrë të fshehtë, ndërsa ish-partitë opozitare janë duke e kundërshtuar këtë formë të votimit.

Të ngjashme

Të fundit