14.6 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Sot, për disa orë Kosova përqafoi birin e saj!

- Advertisement -

Shkruan: Ragip Gjoshi

Sot Kosova, në pragpranverë,toka të cilën ai me bashkëluftëtarë e bëri shtet,priti arkitektin e lirisë, e priti Hashim Thaçin. Kishin dalë,sot,bashkarisht liribërësit e liridashësit duke marrë frymë thellë në zemër të historisë, krenar e ballhapur…!

Sot, për një copë dite marsi, biri saj i çmuar thithi ajër Kosove! Për pak orë , Kosova mori ngrykë e shtërngoi fort birin e saj,që bëri historinë, për pak qaste ai ngrohu zemrën e babait e nënës së tij ,e gjithë Kosovës liridashëse të cilët i përqafoi…

Hashim thaqi,burrë e hero,që mbi kurriz bart padrejtësinë më të rëndë në histori!
Hashim Thaçi-Biri i madh i kombit , do ta fitojë edhe këtë betejë…! Ai,sot, pengu i lirisë sonë,do të dëshironte t’i përqafoi bashkëluftëtarët e rënë e të gjallë,një nga një!
Biri i veçantë i Kosovës nuk e gjunjëzoi as pushtuesi,as dhimbjet e luftës ,as ndjekjet e përndjekjet,as hekurat e dritareve të burgut,as prangat pas shtatë drynash në Hagë!
Kosovë,biri yt krenar,kryelartë e i pamposhtur e krenar! Sot frymoi me ne në Kosovë, pa asnjë reagim institucional!

Hashim Thaçi me bashkëluftëtarët Kadri Veseli,Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të rikthehen e do të vazhdojnë shtegtimet…!
Dorën në zemër- Hashim Thaçi është Epokë,është lider,është histori…!
Drejtësi për Kosovë,

Drejtësi për Luftën e UÇK-së
Drejtësi për themeluesit e UÇK-së!

Të ngjashme

Të fundit