8.4 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

“Sot nuk ka dështuar Konjufca, por Presidenca”, thotë Hoxha

- Advertisement -

Analisti politik, Ylli Hoxha ka deklaruar se dështimi i formimit të Qeverisë së re të Kosovës nga Glauk Konjufca nuk duhet të konsiderohet si dështim i tij, por i Presidencës.

“Sot nuk ka dështuar Konjufca fare, se në fakt ai nuk ka qenë as kandidat real për kryeministër por sot ka dështuar Presidenca. Absolutisht, e cila e ka përdorur autoritetin vetë ligjor për të zvarritur procesin edhe për nja 20 ditë ekstra. Një proces të zvarritur për 9 muaj të një bllokade ngërçi institucional ajo vendosi te këqyrim edhe nja 15 ditë ndoshta munden, hajde urdhëroni se unë jam bindur. Si të ka bindur?”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai ka shtuar se presidentja Vjosa Osmani ka bërë një anim politik dhe ka vazhduar krizën në vend, duke qenë ndaluesja e krizës.

“Problemi është që ka pasur deklarata zyrtare nga të gjitha subjektet politike që kanë pasur qëndrime të qarta. Detyra për të zgjedhur kandidatin e dytë të nominuarin e  dytë duhet me shfrytëu për të bërë zgjidhje jo për me blloku dhe me vazhdu bllokadën. Dhe Presidentja e ka përdorur për t’iu nënshtruar kërkesës së LVV-së për edhe një sprovë”, ka deklaruar ai tutje.

Të ngjashme

Të fundit