10.3 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Sot një vit nga arrestimi, Ilir Meta kërkon sërish lirinë në GJKKO

- Advertisement -

Këtë të martë bëhet një vit nga arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij.

Kërkesa është dorëzuar një vit pas vendimit të GJKKO-së, e cila më 21 tetor 2024 miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Metës.

Në dokumentin e depozituar, mbrojtja synon rrëzimin e vendimeve nr. 125 dhe nr. 130 të tetorit 2024 të GJKKO-së, si dhe vendimit nr. 59 të nëntorit 2024 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim dhe të vendosë mbi vlefshmërinë e masës së sigurisë.

Më 29 gusht, SPAK përfundoi hetimet ndaj Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi

Të ngjashme

Të fundit