-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Sot një vit më parë Kosova dhe Serbia u morën vesh në Ohër për zbatimin e Marrëveshjes Bazike: Çfarë ndodhi prej atëherë?

- Advertisement -

“Është për të ardhur keq që përkundër përpjekjeve të shumta të BE-së dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar, deri më tani ka pasur përparim shumë të kufizuar si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia në zbatimin e obligimeve që kanë pranuar sipas kësaj Marrëveshjeje. BE rikujtoi vazhdimisht se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar. Prandaj, çdo mungesë zbatimi jo vetëm që rrezikon integrimin evropian të palëve, por dëmton edhe reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm dhe të besueshëm.” – ka thënë ndër të tjera Borell.

Çka ndodhi?

Sot (e hënë) bëhen një vit prej arritjes së Marrëveshjes Kosovë-Serbi, ose thënë më mirë aneksit për zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Marrëveshja Bazike, e njohur edhe si “Marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të raporteve”, në fakt, duket se tani është bërë “Marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të dhunës”.

Shumë gjëra, më konkretisht, shumë tensione ka pasur prej kur u arrit ky pajtim.

Në Ohër, më 18 mars, Kosova dhe Serbia do të pajtoheshin për Aneksin e Zbatimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova efektivisht hoqi dorë si nga njohja de jure që e kërkoi për dhjetë vjet ashtu edhe nga rezistenca për Asociacionin. Por, gjërat shkuan duke u përkeqësuar.

Më 23 prill ishin paraparë të mbaheshin zgjedhjet komunale në katër komunat veriore me shumicë serbe. Kryetarët e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje. Por, kjo parti e kontrolluar nga Beogradi s’do të merrte pjesë. Dhe kjo, do të tregonte shumë për 27 shkurtin e 2023-s.

Pas bojkotimit gati të plotë të zgjedhjeve, komunat veriore do të fitoheshin katër kryetarë shqiptarë të komunave me shumicë serbe. Edhe kryeministri Kurti do ta pranonte se kjo që kishte ndodhur nuk ishte gjë e mirë. E megjithatë, ai do të insistonte që kjo ndodhi të zgjaste.

Në fund të majit nisën tensionet e para serioze. Tensione shumë serioze në fakt. Më 29 maj kishte protesta të dhunshme në të cilat do ta pësonin ushtarë të KFOR-it e gazetarë kosovarë.

Pas majit erdhi qershori. Dhe në qershor do të kishim edhe kidnapimin e tre policëve të Kosovës. Një akt agresioni nga Serbia që kaloi gati plotësisht i pandëshkuar.

Pas këtij kidnapimi që ndodhi në qershor, BE-ja do të njoftonte për masa ndëshkuese ndaj Kosovës për ato që ndodhën në maj. Kosova ende nuk ka dalë prej këtyre masave, pra, ani se janë shumë muaj, vendi ynë ende po bën thirrje thuajse çdo ditë për largimin e tyre.

E pandëshkuara, Serbia, ndërkohë në muajin shtator do ta bënte edhe një akt tjetër agresioni. Banjskën. Më 24 shtator, dhjetëra terroristë serbë do të futeshin në territorin e Kosovës. Do të përfundonte i vrarë një polic i Kosovës me emrin Afrim Bunjaku. Nga përmasat, Banjska deri tash është pasoja më e madhe e Marrëveshjes së 27 shkurtit.

Të gjithë ishim të bindur se Serbia do të ndëshkohej. Kosova që edhe shkaku i gabimeve të saj do ta ndreqte pozitën e saj. Nuk ndodhi. Në tetor u prodhua një tjetër pajtim. Kosova me kryeministrin Kurti u pajtua për draftin e Asociacionit, i cili u kritikua tepër shumë pasi konsiderohet të jetë jo i mirë për vendin tonë.

Por, procesi është ngrirë. Përkundër që ka Marrëveshje, përkundër që ka edhe Aneks që tregon qysh zbatohet ajo marrëveshje, nuk ka ecje përpara. BE-ja ka provuar që ta bëjë edhe një sekuencim të hapave të zbatimit. Pra, të tregojë se çka të bëjë Kosova së pari e pastaj çka të bëjë Serbia.

Nga nëntori e këndej, nuk ka pasur asnjë zhvillim, asnjë takim.

Kosova dhe Serbia tani po përballen edhe me një çështje tjetër, e përballja në fakt, po u kërkohet të jetë edhe në Bruksel, në tavolinën e dialogut.

Banka Qëndrore e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë pagesat përmes dinarit, gjë që ka shkaktuar shumë reagime.

Anise nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se as që kanë qenë në dijeni për hartimin e një rregulloreje të tillë, BE-ja, e sidomos ShBA-ja, kanë pasur fjalë të ashpra nga Albin Kurtit për këtë çështje.

Pikërisht sot ndërkohë, në Bruksel u mbajt një takim nën ndërmjetësimin e emisarit evropian, Miroslav Lajçak. Kosova, atje u përfaqësua nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit