14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Sot nisin Lojërat Olimpike, garojnë nëntë sportistë kosovarë

- Advertisement -

Parisi është gati që shkëlqimin e Olimpiadës t’ua prezantojë miliona njerëzve, përmes një ceremonie hapëse në lumin Sena, dicka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Kështu, kjo do të jetë hera e parë që Lojërat Olimpike nuk do të nisin në stadium.

Rreth 85 anije do të bartin gati 7.000 atletë, një paradë gjashtë kilometra të gjatë në Senë, në zemrën e Parisit.

Nisja do të bëhet prej urës Austerlitz, anijet do të lundrojnë rreth katedrales Notre-Dame, për të arritur më pas afër Kullës Eiffel, si dhe nën shumë ura tjera që gjenden rreth qendrës së kryeqytetit francez.

Ceremonia do të nisë në orën 19:30 sonte dhe do të zgjasë rreth tri orë e 45 minuta.

Olimpiada e Parisit është e para që arrin barazinë gjinore mes sportistëve, me 5,250 meshkuj dhe 5,250 femra që do të garojnë.

Prej sonte e deri më 11 gusht, atletët do të garojnë në sporte nga më të ndryshmet, teksa nëntë sportistë shqiptarë do të marrin pjesë po ashtu.

Pesë vijnë nga sporti më i suksesshëm i Kosovës, xhudoja.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, kampionë në fuqi olimpike do të synojnë sërish medalje, teksa krahas tyre garojnë edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.

Donjeta Sadiku do të garojë në boks dhe ka shpresa të mëdha për medalje olimpike.

Gresa Bakraqi do të garojë në vrapim 800 metra, kurse Adell Shaboviq dhe Hana Beiqi garojnë në not.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit