Sot rikthehet Superliga e Kosovës në futboll, me katër ndeshje që hapin sezonin e ri 2025/26.

Kampioni aktual, Drita, e nis mbrojtjen e titullit si mysafire e Ferizajit, ndërsa Prishtina udhëton drejt Klinës për t’u përballur me Dukagjinin.

Në sfidat tjera, Drenica pret Llapin, kurse debutuesja në elitë, Prishtina e Re, përballet me Malishevën në ndeshjen e parë historike në Superligë.

Të gjitha takimet zhvillohen nga ora 16:30