Sot (e shtunë) edhe zyrtarisht do të nis fushata elektorale 30-ditore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
E para e cila ka nisur fushatën është Lëvizja Vetëvendosje, e cila të premten ka mbajtur tubimin hapes elektorale.
Ndërkohë, sot, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bëjnë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Beteja kryesore për zgjedhjet lokale do të jetë në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Podujevë, Drenas, Pejë, etj.