Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot (e mërkurë) nga ora 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të nisë procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025.
Më 8 shkurt, votimi jashtë Kosovës u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20 mijë e 324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15mijë e 352 votues.
Procesit të numërimit, pritet t’i nënshtrohen edhe pakot me fletëvotime të ardhura përmes postës, pas tyre edhe ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Vetëm pasi të përfundojë numërimi të gjitha këtyre votave, KQZ-së i hapet rruga për të dalë me rezultatet përfundimtare.
Sipas planit që kishte bërë në verën e vitit të shkuar, me t’u shpallë data e zgjedhjeve, KQZ kishte lënë si datën më të largët 5 marsin që të bëjnë shpalljen e rezultateve përfundimtare e certifikimin e tyre, që ndodhë pasi të përfundojnë ankesat eventuale në PZAP dhe Gjykatë Supreme, kanë planifikuar ta bëjnë deri më 18 mars.