Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të nis sot (e hënë) numrin e votave për kandidatët për deputetë.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka treguar se numri i votave të kandidatëve do të nis në orën 12:00.
Në zgjedhjet e se dielës, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese bindshëm në raport me partitë tjera.
Sipas të dhënave të fundit, kur janë numëruar 99,26% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49,30%, ose 429,979 vota.
Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 21,01% ose 183,258 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13,59% ose 118,490 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 5,68% ose 49,571 vota.
E pesta është partia e serbëve të Kosovës, Lista Serbe me 4,74% ose 41,335 vota.
Bazuar në rezultatet e publikuara deri më tani, që nuk janë finale, mandatet në Kuvend do të ndaheshin kështu:
LVV – 56 ulëse
PDK – 23 ulëse
LDK – 15
AAK – 6
Lista Serbe – 10
Pakica jo serbe – 10





