13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Sot në ora 14:43 fillon stina e vjeshtës

- Advertisement -

 

Instituti Hidrometerologjik të Kosovës, ka njoftuar se zyrtarisht sot rreth orës 14:43 fillon stina e vjeshtës.

Kjo stinë sipas IHMK-së, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në ora 10:20, kur edhe hyjmë në dimër.

“Kjo stinë në hemisferën veriore të Tokës arrinë në ditën e 266 dhe deri në fund të vitit na mbesin saktësisht edhe 100 ditë, për shkak se muaji shkurt kishte 29 ditë. Në këtë kohë kur te ne arrinë vjeshta astronomike, në hemisferën jugore fillon stina e pranverës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.

Tutje, ky institut ka publikuar edhe parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

“Gjatë kësaj jave temperaturat maksimale do të kenë pothuajse të njejta amplitut (konstante) në vlerat e maksimaleve, deri sa temperaturat minimale do të pësojnë ndryshime të theksuara”, theksohet në njoftim.

Parashikimi i motit për pesë ditë:

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat gjatë ditës vende- vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s.

Kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira për shkak të reshjeve të mjaftueshme të shiut që u regjistruan në ditët e fundit dhe këto kushte të mira meteorologjike e favorizojnë bujkun që mbjelljet e kulturave bujqësore në muajin e ardhshëm t’i kryejnë me suksesë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit