10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Sot ndeshja e dytë çerekfinale, Bashkimi – Trepça

- Advertisement -

Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë e serisë çerekfinale në Superlitën e Kosovës, mes Bashkimit dhe Trepçës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “13 Qershori” të Suharekës.

Takimin e parë e fituan mitrovicasit me rezultatin e ngushtë, 92:88.

Fituesi i këtij çifti në gjysmëfinale do të ndeshet me Sigal Prishtinën, që e mbylli si kampione sezonin e rregullt

Kujtojmë se skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale.

Çifti tjetër i fazës gjysmëfinale u përcaktua dje, me Golden Eagle Yllin që do të takohen me Pejën.

Ylli eliminoi Vëllaznimi duke i fituar të dy ndeshjet ndaj tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit