19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Sot mësohen gjysmëfinalistët e Europa League

- Advertisement -

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhen ndeshjet e dyta të çerekfinales në Europa League.

Katër skuadra do ta zënë një vend në gjysmëfinalen e garës së dytë më të rëndësishme për klube.

Athletic Bilbao do të jetë përballë Glasgow Rangers së Nedim Bajramit.

Loja e parë mes tyre u mbyll 0:0 dhe tani gjithçka mbetet e hapur në këtë sfidë.

Një sfidë tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes të Eintracht Frankfurtit dhe Tottenham Hotspurs.

Përballja e parë mes tyre, mbaroi 1:1 dhe do të jetë goxha interesante të shohim se cila prej tyre do të ecë tutje drejt gjysmëfinales.

Aspak e lehtë nuk do të jetë për Lazion të cilët do të ballafaqohen me Bodo Glimt.

Romakët e humbën ndeshjen e parë me norvegjezët me rezultat 2:0.

Derisa vëmendja e mbrëmjes do të jetë në “Old Trafford”, ku Manchester United do të sfidohet nga Lyon.

“Djajtë e kuq” barazuan 2:2 me francezët në ndeshjen e parë dhe kështu mbetet të shihet se cila nga këto dy skuadra do të avancojë tutje.

Të ngjashme

Të fundit