21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

‘Sot me pasë mundësi eci, akshami s’do më zinte këtu’: Rritet interesimi për pasaporta

- Advertisement -

“Sot, po të kem mundësi, ec. Akshami s’do të më zinte këtu. Me padurim po e pres janarin”.

Me datën 1 të këtij muaji, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në dhjetëra vende të Evropës dhe Qëndrimi thotë se nuk mendon gjë tjetër veçse të udhëtojë drejt Gjermanisë te xhaxhallarët e tij.

Si 25-vjeçar, ai është pajisur për herë të parë me pasaportë para dhjetë ditësh.

Thotë se në Kosovë punon në një kompani private ndërtimi, e cila “nuk e paguan mirë”.

“Do të mundohem të punoj në Gjermani, njëherë nga tre muaj. Më vonë, shpresoj të mbes atje”, thotë Qëndrimi, duke mos dashur të identifikohet edhe me mbiemër.

Liberalizimi i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të asaj që njihet si zona Schengen.

Por, udhëtimet e tilla duhet të shërbejnë vetëm për vizita turistike apo çështje familjare, dhe nuk nënkuptojnë assesi leje pune ose përfitime të tjera.

Sikurse Qëndrimi, edhe dhjetëra-mijëra qytetarë të Kosovës kanë aplikuar sivjet për herë të parë për pasaportë.

Të dhënat që Radio Evropa e Lirë i ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës mbulojnë periudhën 1 qershor – 6 nëntor të këtij viti dhe, sipas tyre, janë 51.365 qytetarë që kanë aplikuar për herë të parë për pasaportë.

Krahasuar me shifrën e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, 48.791, bëhet fjalë për 2.574 aplikime më shumë.

Në mesin e tyre dominojnë grup-mosha 0-2 vjeç dhe grup-mosha 18-22 vjeç.

Ardi Ukaj, 21 vjeç, aplikoi në fund të tetorit për t’u pajisur me pasaportë – po ashtu për herë të parë.

REL-i e takoi atë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë, ku po interesohej nëse dokumenti i tij është gati.

Gjermania është edhe për të destinacioni i dëshiruar.

“Por, si turist, për vizitë… Nuk punoj pa dokumente të rregullta, sepse ma ndalojnë hyrjen dhe nuk rrezikoj”, thotë Ardi. /teksti i plote: REL/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit