Sot do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë në Serbi, nga ora 11:50 deri në ora 15:50
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kjo bllokadë vjen për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.
“Gjithashtu, sipas paralajmërimeve të tanishme, bllokim të qarkullimit do të kete edhe me datat; 27 dhjetor 2025 ku bllokimi i qarkullimit do të jetë prej orës orës 11:52 deri në ora 18:52, dhe më 3 janar 2026 ku bllokimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 24:00”, u tha në një njoftim të djeshëm të kësaj ministrie.
Njëherësh, qytetarët e Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen të shfrytëzojnë rrugë laternative
Me paralajmërim për bllokadë rruge ka dalë një ditë më parë edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.






