6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sot mblidhet Kuvendi, shqyrton projekt-rezolutën për tri vitet e Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet edhe sot, me fillim nga ora 13:00.

Në rend dite, është vetëm një pikë: Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje të Kryeministrit Albin Kurti..

Kjo projekt-rezolutë është kërkuar nga AAK.

Partitë opozitare kanë kritikuar qeverisjen e Kurtit në këto tri vite duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por PDK, LDK dhe AAK nuk po pajtohen për mënyrën se si do të ndodhë kjo.

Derisa Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që  Kuvendi të shpërndahet, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkesë tjetër, atë të dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mbrëmë tha se partia që ai drejton ka propozuar tri data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Krasniqi tha se sipas PDK-së, afati i fundit për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve duhet të jetë 7 korriku.

“Kam besuar që data më e mirë, edhe për simbolikë ka qenë 9 qershori, sepse me 9 qershor mbahen edhe zgjedhjet në Parlamentin Evropian, Kosova duke qenë vend i sanksionuar nga BE-ja edhe duke pasur popullin më pro-evropian dhe pro-amerikan ne e kishim dhënë edhe një shembull që po i mbajmë zgjedhjet në të njëjtën ditë më BE-në dhe kjo dritare iku. Në takimin që e kam pasur me Kurtin unë i kam tregu që ne besojmë se për qytetarët e Kosovës datat më të përshtatshme janë 23-30 qershor, ndërsa data e fundit mund të jetë 7 korriku. Sot mund të kemi mundësi të diskutojmë kryesisht për 30 dhe 7 dhe kemi kohë deri të fund të javës së ardhshme”, tha ai në Klan Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit