Sot do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.
Burime brenda PDK-së bëjnë të ditur se sot pritet të miratohen vendime të rëndësishme për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Pritet që Këshilli Drejtues i PDK-së ta mbështesë kryetarin Memli Krasniqi, Kryesinë e partisë, Grupin Parlamentar dhe strukturat tjera në krijimin dhe ofrimin e alternativës më të mirë qeverisëse për Kosovën.