-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Sot mbahet Testi i Maturës, format i ri i grupimit të nxënësve

- Advertisement -

21 mijë e 250 maturantë të shtunën (sot) do t’i nënshtrohen testit të Maturës.

Ndërsa mbi 24 mijë atij të Arritshmërisë.

Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit, grupimi i tyre do të ketë një tjetër format.

“Këtë vit nuk do të jenë të gjithë nxënës të klasës së njëjtë, brenda qendrës do të ketë nxënës të klasave të ndryshme. Gjatë administrimit, në klasë do të jetë edhe një mbikëqyrës, jo vetëm administratori. Dmth administratori do ta kryejë punën njësoj si vitet më parë, mirëpo do ta ketë një mbikëqyrës i cili do ta vëzhgojë punën nëse ka ndonjë parregullsi ose shkelje gjatë administrimit”, tha Fatmir Elezi, Udhëheqës i Divizionit të Vlerësimeve dhe Standardeve.

Por formatet e reja po kritikohen nga njohës të fushës, pasi po vlerësohet se janë një praktikë e vjetër në arsim.

“Ne çdo vit kemi prezantim të një forme tjetër të organizimit të testit të maturës dhe të arritshmërisë, mirëpo gjithherë dështojmë në miradministrim të tij. Pra është keqadministrimi dhe mosndëshkueshmëria që e sjellin të njëjtin rezultat. Shpresoj shumë që të gjejë një mirëzbatim dhe të reduktojë në minimale shpërdorimet që janë të zakonshme në testin e maturës. Neve me vite evokojmë që testi i Arritshmërisë me qenë se ka karakter orientues, të reduktohet dhe të eliminohet në tërësi për shkollimin e mesëm të lartë ndërsa testi i maturës të miradministrohet me një rigorozitet të barabartë për të gjithë që të garantojë filtrimin e mirëfilltë për shkollimin universitar”, vlerësoi Rinor Qehaja, ekspert i fushës së arsimit.

Nga ky testim nuk po pret rezultat të mirë as Këshilli i Prindërve.

“Ky ishte një vit i çrregullt që filloi me grevën e stërzgjatur dhe më pas ndikoi në gjithë ciklin shkollor andaj nxënësit e fëmijët kanë qenë të mbingarkuar prandaj nuk presim që të kemi rezultat ndryshe. Ky test në përgjithësi le të themi që nuk e kalon pritshmërinë edhe atë për çka është i destinuar, po besojmë që më shumë po sjell dëme se sa po sjell dobi”, deklaroi Jeton Demi, nga Këshilli i Prindërve.

Pavarësisht kësaj, përgatitjet e nxënësve për testin e Maturës po bëhen edhe nga disa kolegje private në Kosovë.

“Kjo sjell më avantazh për ata nxënës fëmijë dhe disavantazh për fëmijët e sektorit publik. Për shkak që ky vit nuk ishte i filluar mbarë e mirë edhe ashtu fëmijët e sektorit publik janë në disavantazh por edhe kjo do t’i sjell edhe më shumë pasoja në rezultatin final”, shtoi Demi.

Maturantët do t’i nënshtrohen testit në tri lëndë të përgjithshme, Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematikë, si dhe një lëndë të cilën e zgjedh vet nxënësi në mesin e 12 të tillave në listë. Testi përmban 100 kërkesa, nga 25 për secilën lëndë.

Kronika e gazetares Albiona Hajdari.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit