Ambasada amerikane sot (e martë) do të jetë nikoqire e takimit ky kryetemë është Asociacion me shumicë serbe.
Të ftuar të ambasadorit Hovenier, janë përfaqësues të ekzekutivit, partive politike, organizatave joqeveritare e medieve.
Ky takim po shihet si hap drejt formimit të asociacionit. Por përfaqësuesit serbë në shoqërinë civile po kërkojnë që në këtë proces të përfshihet edhe qeveria.
Në këtë takim nuk do të marrë pjesë kryeministri Kurti, mirëpo pjesëmarrjen e kanë konfirmuar zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi e ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq.