13.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Sot mbahet balotazhi në 18 komuna të Kosovës

- Advertisement -

 

Të dielën, më 9 nëntor 2025, qytetarët e 18 komunave të Kosovës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj komunalë, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale – balotazhin.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i votimit do të zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00, në të gjitha qendrat e hapura, ndërsa pritet të monitorohet nga qindra vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në rundin e parë të zgjedhjeve, më 12 tetor, njëzet komuna siguruan kryetarë të rinj, ndërsa 18 të tjerat do të vendosin në balotazhin e 9 nëntorit.

Në këtë rund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.

Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

KQZ ka bërë thirrje për një proces të qetë, demokratik dhe me pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.

“Apelojmë te të gjithë votuesit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të kontribuojnë në një proces të rregullt dhe transparent”, ka deklaruar zëdhënësja e KQZ-së.

Rezultatet preliminare pritet të publikohen gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa ato përfundimtare pas përfundimit të numërimit të votave me kusht dhe atyre të ardhura nga diaspora.

Të ngjashme

Të fundit