Sonte zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Prishtinës do të ballafaqohet me SC Gjilanin me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Ekipi i Debatik Currit nuk e ka fituar Kupën qe 4 vite, teksa SC Gjilani i Ramadanit qe 20 vjet nuk e ka shijuar këtë sukses.
Dy skuadrat synojnë ta mbyllin sezonin me një trofe të fituar, me SC Gjilanin që ka siguruar Evropën, teksa FC Prishtina që nuk është licensuar dhe ka mbyllur sezonin në vendin e pestë në kampionat.