![Sot luhen tri ndeshje në Superligë, vëmendja në Prishtinë Sot luhen tri ndeshje në Superligë, vëmendja në Prishtinë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/topi.jpeg)
Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.
Përballja kryesore e ditës do të jetë ballafaqimi i Prishtinës me Llapin, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në ndeshjen tjetër Ballkani shkon në Klinë te Dukagjini. Suharekasve iu duhet me patjetër fitorja në mënyrë që të rikthehen në vendin e parë në tabelë.
Ndërkohë, Trepça ’89 e rrezikuar të bie nga liga e pret Gjilanin.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00.