Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar, që janë të vlefshme për javën e 30-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Vëmendja është në qytetin e Podujevës, ku Llapi pret Fushë Kosovën.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, po lufton për titullin e kampionit, ajo renditet në vendin e tretë me 55 pikë.
Në rast të fitores, do të barazohet me pikë me vendin e dytë, Dritën.
Kurse Fushë Kosova renditet në vendin e 9-të me 20 pikë.
Ndeshja tjetër e ditës luhet mes Malishevës dhe Prishtinës, ku pritet të jetë një ndeshje mjaftë interesante.
Malisheva ka gjithsej 50 pikë dhe renditet në pozitën e 4-të në tabelë, e ndjekur nga Prishtina me 49 pikë.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.